Chester e kishte paralajmëruar vetëvrasjen e tij në këngën e fundit?

Showbiz July 21, 2017 - 13:24

Një nga yjet e muzikës botërore është shuar ditën e djeshme.

Lideri i grupit Linkin Park, Chester Bennington është vetëvarur në banesën e tij në Palos Verdes ku u gjet nga një punonjës. Në momentin e ngjarjes ai ndodhej  vetëm në shtëpi.

Lideri i një prej grupeve më të pëlqyera nga fansat në të gjithë botën vrau veten pas një historie të gjatë depresioni dhe përdorimi drogërash pas të cilave kishte marrë dhe trajtim mjekësor.

Baba i 6 fëmijëve thuhet se ndodhej në një gjendje tepër të rënduar së fundmi, veçanërisht pas humbjes së mikut të tij të ngushtë Chris Cornell në muajin maj, i cili gjithashtu u vetëvar.

Por a mund të paralajmërohej tragjedia e yllit të rokut?

Dje, vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë, grupi Linkin Park ka publikuar këngën e fundit të tyre me titull: “Talking to Myself” ose “Flas me veten”.

Nga vargjet e kësaj kënge duket qartë se këngëtari po kalonte një periudhë jo të mirë pas humbjes së mikut të tij të ngushtë dhe nga vetë vargjet shfaqet dëshpërimi i thellë:

“Më thuaj çfarë duhet të bëj

Nuk gjej dot rrugën për tek ti

Dritat janë ndezur, por askush nuk ndodhet në shtëpi

Ti thua unë nuk kuptoj

Por ti nuk po më jep një shans

Kur më le, ku shkove? Ku shkove?”,- janë vargjet e para të këngës të cilat dukshëm i referohen vetëvrasjes së Chris Cornell.

Bota e muzikës prej ditës së djeshme është duke vajtuar ikjen e yllit të muzikës rok, e shfaqur edhe nga miliona komente në rrjete sociale nga fansat që kanë ndjekur ndër vite muzikën e grupit.