Getoar Selimi publikon foto nga momentet intime me Marina Vjollcën !

Showbiz July 20, 2017 - 17:18

Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca janë një nga dyshet më simpatike e të komentuara të shoubizit shqiptar. Ata janë prej pak vitesh në një lidhje ku fillimisht janë munduar ta fshehin atë nga mediat, por pa ia arritur shumë gjatë.

Tashmë që e kanë bërë publike, Getoari dhe Marina nuk janë më aq shumë të rezervuar përsa i përket publikimit të fotove bashkë. Ata ndajnë shpesh momente me fansat nga udhëtimet e vazhdueshme në Europë apo SHBA.

Ndërkohë që pritet që të martohen këtë verë, Getoari ka publikuar një foto në Instagram bashkë me Marinën gjatë një momenti intim përqafimi. Fansat e tyre janë ‘çmendur’ duke i komplimentuar se sa simpatik janë të dy.

Image