Dua Lipa shpjegon si ‘eci mbi ujë’ në klipin e ‘New Rules’ (Video)

Showbiz July 20, 2017 - 10:12

Në klipin e fundit të këngëtares shqiptare me famë botërore është punuar me plot përkushtim.

Ishte një detaj interesant për të cilin është diskutuar shumë e që dukej e pamundur për t’u besuar se po ndodh, shkruan lajmi.net

Skena kur Dua dhe balerinat në klip po ecnin mbi ujë ishte ajo për të cilën nëpërmjet një videoje të publikuar ajo ka zgjedhur ta shpjegoi realizimin.

Dua Lipa faktikisht nuk ishte duke ecur në ujë por ekipa realizuese i kanë vënë një tavolinë të tejdukshme dhe këtë mund ta vëreni në vazhdim aty ku këngëtarja shqiptare gjithashtu tregon se kjo është kënga e ndarjes.

”Është kënga e ndarjes të cilën kam dëshiruar ta kem, kur jam ndarë me të dashurin”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se ‘New Rules’ theu rekord klilimesh në minutat e parë të publikimit.