Astrit Mulaj me 'Syni jem' një sukses veror

Showbiz July 18, 2017 - 16:38

Një artist me zë të vecantë por shumë i pëlqyer e I kërkuar kudo. Ky është Astrit Mulaj, i cili ka sjellë në këto ditë të nxehta vere një super projekt me titull “Syni jem”.

Ne mësojmë se kënga është punuar nga njerëz të mëdhënj të muzikës, ku muzika dhe teksti është kirjuar nga Ilir Berani, e orkestrimi nga Miti Geci e producenti është Eurolindi.

Këngëtari mes shumë angazhimeve verore ka dashur të sjellë këtë këngë të bukur me klip për adhuruesit e muzikës së tij, ndërsa vazhdon të jetë nën menaxhimin e IB MANAGEMENT. Mos e leni pa e dëgjuar dhe parë klipin e këngës së tij të sapo publikuar pasi ia vlen.