Sot për çdo biletë, Cineplexx iu shpërblen me një Sola Ice Tea!

Showbiz July 18, 2017 - 12:43

Cineplexx ka prezantuar kampanjën e re “Cool Summer” ku për çdo biletë të blerë, do t’i shpërblejë klientët e vet me nga një Sola Ice Tea falas.

Kampanja “Cool Summer” do të zgjasë deri në fund të gushtit, çdo të martë.

Mirëpo sot, përveç kësaj kampanje të “ftohtë” mund t’i shikoni edhe filmat më të rinjë. 2 filmat më të shikuar këtë muaj në Cineplexx janë “Spider-Man: Homecoming” dhe “War For The Planet Of The Apes”, të cilët do të keni mundësi t’i shikoni edhe këtë javë.

Lista e filmave vazhdon me komedinë/animacionin e vitit “Despicable Me3 ” me personazhat e preferuar e të gjithëve, Minions; si dhe filmin për reperin e njohur 2PAC “All Eyez On Me”.

Image

 

Gjatë “Cool Summer” do të vlejë edhe oferta e “Ditës së Kinemasë”, ku të gjithë filmat do të jenë me çmim special: Filma 2D duke filluar nga 2,80 € dhe filma 3D duke filluar nga 3,90 €.

 

Për më tepër rreth kampanjës më “Cool” të javës, klikoni KËTU

(http://www.cineplexx-ks.eu/filma/).