Ditë zie për këngëtaren e njohur kosovare

Showbiz July 18, 2017 - 10:52
 

Ende pa iu tharë loti nga vdekja e nënës, Violeta Kajtazi u përball edhe me një tjetër humbje të një personi shumë të dashur për të, shkruan Gazeta Express.

Ajo në rrjetin social ‘Facebook’, ka treguar se në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë gruaja e vëllait të saj.

‘Na la edhe gruaja e vëllaut! Zoti të shpërbleftë me xhenet e bukura e jonë’, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Gazeta Express merr vesh se e ndjera ka vdekur për shkak të sëmundjes së kancerit, e cila ka vuajtur tash e një kohë.