Kreatorja e njohur kosovare shfaqet si mbretëreshë në dasmën e saj (FOTO)

Showbiz July 17, 2017 - 21:44

Vlora Neziri nga Ferizaj, një kreatore e njohur jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën, të shtunën mbrëma pati ditën më të lumtur të jetës së saj. Vlora, bashkë me Artonin, u kurorëzuan në praninë e qindra të ftuarve, raporton Zeri.info.

Në këtë dasmë madhështore gjithçka nisi me koktejin e organizuar jashtë restaurant "Berisha" në Ferizaj, ku Vlora bashkë me Artonin pritën mysafirët me ngrohtësi dhe buzëqeshje.

Por çifti nuk ishte i vetëm.

Në krahët e Artonit qëndronte vajza e tyre, Reina, e cila bashkë me mysafirët e tjerë, u bë pjesë e dasmës së prindërve.

Pas kësaj, nusja më e re u shfaq brenda restaurantit me një vello gjigante, vello kjo e punuar e tëra në dorë nga stafi i Atelies V&K, pronare e së cilës është pikërisht nusja Vlora dhe motra e saj, Kaltrina.

Ceremonia vazhdoi deri në orët e mëngjesit, ku kënga e vallja nuk u ndalën deri atëherë.

E për të krijuar atmosferë në këtë dasmë madhështore te ftuara ishin këngëtaret e mirënjohura të estradës, Lori, Aida Doci dhe Vjollca Selimi.

Në këtë dasmë, në mesin e qindra të ftuarve pati edhe shumë figura të njohura të estradës kosovare. /ZERI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image