Plot dhimbje babai i Alban Skënderaj i dedikon vargje bashkëshortes së ndjerë

Showbiz July 16, 2017 - 16:25

Ka vetëm pak javë që nëna e kantautorit të njohur shqiptar Alban Skënderaj është ndarë nga jeta.

Pas dedikimeve të ndjera të bëra nga Skënderaj duket se ka ardhur radha e bashkëshortit të saj, shkrimtarit Qerim Skënderaj ti dedikoi disa fjalë mjaft të ndjera në formën e poezisë.

Nëna e Skëderaj humbi jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë.

SI KE FJETUR?!…

E dhëmbshura ime, mirmëngjes.

Si ke fjetur, aty poshtë, pa mua?

Erdha prap sot, të përshëndes,

Dhe sërish të them se sa të dua.

Unë, këtu lartë, s’fjeta fare, Preka, bashkë me ty, çdo kujtim.

Shpirtin ma pushtoi një brengë e madhe,

Lodhja jote…, vidë pambarim…

Tani shlodhu, e lodhura ime.

Prej këtej, ike punëmbaruar.

Bijtë e tu, vepra më sublime,

S’e harrojnë klloçkën e munduar.

Ja dhe pakë, e do të kenë rrethuar,

Duart plotë me lule gjithë shkëlqim.

Shpirti yt, me mall i ka bekuar,

Ndaj me lotë e shprehin dashurinë.

Po ti fli, prehu pa merak,

Lulet s’do t’i ndajmë asnjë ditë.

Tani sapo shtova një zambak,

Të rri hijshëm, si një luledritë…

Kur të zgjohesh, na vështro nga lartë

Jemi të bashkuar si përherë,

Prandaj mbrona me krahët e artë,

Syri i lig, nuk derdh lotë, por vrer.