Dua Lipa flet për herë të parë rreth klipit 'New Rules' (Video)

Showbiz July 16, 2017 - 16:16

Dua Lipa ka publikuar javë më parë projektin më të ri muzikor.

“New Rules”, titullohet kënga më e re që e ka shoqëruar me një videoklip, i cili u mirëprit prej fansave duke u shikuar mbi 18.4 milionë herë në YouTube.

Ajo tek sot ka zgjedhur të flas rreth videos dhe të zbardh disa detaje rreth këngës që është mjaft e veçantë, transmeton Telegrafi.

Dua ka zbuluar se prej të gjithë videoklipeve që ka publikuar deri më tani, ky është krejtësisht ndryshe.

“Kur mendoj për videon e këngës “New Rules”, sinqerisht dëshiroja të bëja diçka të re. Pra, prej të gjithë këngëve që kam realizuar deri më tani, ky është krejtësisht ndryshe. Do të doja ta dëgjoja këtë këngë pas ndarjes prej dikujt. Mendoj se kënga të bën për vete dhe përmes videos kanë dashur të jap mesazhin që njëri-tjetrin mund ta ndihmojmë dhe nuk do t’i lëmë të gabojnë miqtë”, ka thënë ndër të tjerash Dua.

Ajo më tutje ka folur edhe regjisorit Henry Scholfield, për të cilin ka vetëm vlerësime pozitive.

“Kam punuar edhe më parë me Henryn. Ai bën koreografi fantastike dhe gjëra të çmendura me stafin për videon. Unë e kuptoj shumë mirë dhe mendoj se kemi gjuhë të përbashkët. Ai dëshiroj që të dërgonim mesazhin e të qenit një përmes videos”, shtoi Lipa.

Në anën tjetër, Scholfield regjisori pohoi se të punosh me këngëtaren shqiptare është shumë e lehtë pasi që ajo është brilante dhe me shumë ide kreative, gjë që e bën artiste në plotkuptimin e fjalës.

Ndryshe, ky nuk do të jetë edhe kripi i fundit për Duan pasi që këngëtarja ka paralajmëruar edhe disa në kuadër të albumit të parë debutues, të cilin e ka nxjerrë në shitje në muajin qershor.