Jonida Maliqi 'u mbyll gojën të gjithëve': Kjo është lumturia ime (Foto)

Showbiz June 29, 2017 - 10:35

Javët e fundit këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë në vëmendjen e mediave për shkak të përfundimit të martesës së saj.

Por këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment konkret lidhur me këtë çështje as duke e pohuar por as duke e mohuar fundin e lidhjes së saj 17-vjeçare. Megjithatë ajo ka publikuar një foto mjaft domethënëse me djalin e saj, Dan. 

Krahas fotos ajo shkruan: “Lumturia ime”, duke i vënë në një farë mënyre kapakun të gjithë kësaj historie dhe duke theksuar se lumturia e saj më e madhe në jetë është pikërisht vogëlushi i saj.

Image