U penduan që u zhveshën në filma

Showbiz June 28, 2017 - 09:08

Si shikues të filmave, ne shpesh pyesim se si figurat e famshme reagojnë kur e shohin veten lakuriq në ekran.

Natyrisht, yjet si Paris Hilton nuk e çajnë kokën pse shihen pa rroba në trup, pasi në fund të fundit, kjo është mënyra se si ajo dhe shumë yje të tjerë që kanë lëshuar porno-filmat e tyre privat në internet, kanë arritur të bëhen të famshëm.

Mirëpo, janë disa yje që pendohen për vendimin e tyre për të zbuluar pjesët e tyre intime para kamerës, transmeton "Zeri.info".

Gati secili mashkull që e ka parë Kate Winslet-in në rolin që i kishte sjellë çmimin “Oscar” në filmin “The Reader”, nuk ka asgjë për t’u ankuar.

Mirëpo, ajo vetë ka. “Nuk dua të bëhem një aktore e cila rregullisht zhvesh rrobat e saj”, ka thënë ajo. Mirëpo, pa marrë parasysh nëse rrobat e saj janë në trup apo jo, ne prapë pajtohemi se Kate është një aktore e mrekullueshme dhe i meriton të gjitha çmimet.

Askush nuk ka mbetur i dëshpëruar me skenat erotike të Natalie Portman në filmin “Hotel Chevalier”, përveç asaj vetë.

“Nuk është dashur ta bëjë këtë”, ka thënë ajo, përcjell "Zeri.info".

Por edhe pse ajo nuk është marrë kurrë me pornografi (përveç kur është paraqitur si striptize në filmin “Closer”), shumë ueb faqe pornografike, i kanë postuar skenat e saj të seksit, pasi konsiderohen mjaft “të ashpra”.

Edhe pse ka arritur famën me rolin e tij në filmin “Twilight”, Taylor Lautner nuk është aspak i kënaqur me skenat ku ai ka zhveshur rrobat para kamerës.

“Po të jem në gjendje të zgjedh, kurrë nuk do të zhvishja më rrobat për ndonjë film”, ka thënë ai.

Edhe përkundër ankesave të tij, adhurueset e tij ishin mjaft të kënaqura që kanë pasur mundësinë ta shohin aktorin ashtu siç e ka falur perëndia. /ZËRI/

Image

Image

Image