Plas keq pas Big Brother…çifti në sherr me njëri-tjetrin (Foto)

Showbiz June 25, 2017 - 19:28

Ambra dhe Elsamedi dy ish banorët e Big Brother të cilët u futën çift dhe u ndanë gjatë spektaklit.

Por duket se inatet mes tyre nuk kanë mbaruar, pas përballjeve të ndryshme Ambra ka vendosur ti dedikojë një status Elsmeidit duke i thënë se famën ja ka dhënë pikërisht ajo.

Madje më tej Ambra shton se Elsameidit ju desh Big Brother që të merrte sado pak famë, duke ironizuar faktin se askush nuk e njeh si këngëtar apo me emrin e artit Eli G.

“Si të duket jeta kur nuk ishe asgjë dhe ngele asgjë. Famën e more kur ndërrove emrin e e bëre BB9 dhe jo G. Më vjen mirë që të kam dhënë pak famë që të përflitesh më shumë”.- shkruan ajo në Insta Story.

Nuk dihet se çfarë e ka acaruar kaq shumë bukuroshen sa ka vendosur të godasë ish partnerin e saj nëpërmjet një postimi të tillë./Blitz.al/

 

Image