Kjo femër e njohur e showbizit e bëri të famshëm Noizyn (Video)

Showbiz June 25, 2017 - 16:38

Për pak kohë ai arriti të prekë majat e suksesit dhe të fitojë zemrën e publikut shqiptar anembanë botës.

Është fjala për reperin nga Shqipëria, Noizyn, shkruan Artistët Shqiptarë.Çdo këngë e tij bëhet menjëherë hit dhe e gjithë kjo falë përkrahjes së madhe që ka nga fansat e tij.

Por a e dini se cila këngë e bëri të famshëm Noizyn, ose më saktësisht cila këngëtare?

Është fjala për bashkëpunimin 8 vite më parë mes Noizyt dhe Rozana Radit, kënga ‘Mr Yesterday’ e cila sapo u publikua u pëlqye shumë nga masa dhe që nga atëherë Noizy mori shumë famë dhe filloi gjithçka për të.