Kida mori milionëshin e parë me “Don’t Say No More” (Video)

Showbiz June 24, 2017 - 15:26

Këngëtarja Orhidea Latifi e njohur për publikun si Kida, ka më pak se 10 ditë që ka publikar projektin e saj më të ri.

Ajo e solli kësaj radhe me videoklip bashkëpunimin me Dj e njohur francez Hcue,  shkruan lajmi.net.

Edhe pse versioni i parë i këngës është dëgjuar më parë, e publikuar me klip, kënga po pëlqehet shumë nga publiku.

Për më pak se 10 ditë, Kida mori 1 milion klikime, e që pritet të vazhdojë me këtë ritëm suksesin e këngës  ‘Don’t Say No More’, e cila u publikua në versionin anglisht.