Big Mama hedh valle në mes të Antalyas, mahnit sërish me linjat (Foto)

Showbiz June 23, 2017 - 17:03

Këngëtarja e njohur Big Mama çdo herë e më shumë po befason fansat me paraqitjet e saj.

Këtë muaj ajo ka xhiruar emisionin veror të “Mama’s trip” në Antalya të Turqisë, bashkë me shumë kolegë të saj, ndërsa në sy ka rënë vazhdimisht trupi i saj, jo tashmë shumë i shëndoshë.

E gjitha kjo falë një intervenimi në lukth, që këngëtarja bëri në fillim të këtij viti.

Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, Big Mama shfaqet duke kërcyer në mesin e miqve të saj, ndërsa linjat e saj duken për bukur veshur në një fustan bardhë e zi me viza.

Javët në vazhdim do të tregojnë më së miri befasitë e Big Mamës me emisionin e saj të famshëm. 

Image