Princ Harry 'shkund' themelet e mbretërisë

Showbiz June 23, 2017 - 08:49

Ndërkohë që ne të tjerët çfarë nuk do të jepnim të ishim në vendin e tyre, duket se njerëzit që janë pranë mundësisë për t’u bërë mbret apo mbretëreshë nuk e duan aspak këtë pozicion.

Ka qenë pikërisht kjo deklarata që ka bërë princi Harry, i cili ka thënë se të qenit nën trysninë e rregullave dhe etikës që kanë familjet mbretërore është torturuese. Si asnjëherë më parë në një intervistë ai ka treguar se dëshiron të jetë një shpirt i lirë dhe ta shijojë jetën ashtu siç bëjnë të gjithë, pa qenë në fokusin e kamerave të sigurisë së mbretërisë apo në kamerat e medieve.

Ai ka treguar momentin e trishtuar kur ishte shumë i vogël dhe nuk qante dot në varrimin e nënës së tij, pasi i kishin thënë se miliona sy ishin në të dhe se duhej të ishte i fortë.

Princ Harry, nga ana tjetër, ka thënë se askush në atë shtëpi nuk dëshiron të ketë poste të larta apo tituj, edhe pse të gjithë e duan ekzistencën e mbretërisë, sepse është diçka që vjen nga gjaku i tyre dhe nuk e mendojnë dot jetën pa të. Gjithashtu edhe njerëzit që ndonëse mund të kenë ankesa për familjet mbretërore kurrë nuk do të donin që këto familje të mos ishin aty. “Është si çështje sigurie”, – ka thënë princi Harry, i cili njihet për karakterin e tij të çiltër.

Image