Elida këtë herë vjen ndryshe, kallë atmosferën

Showbiz June 22, 2017 - 17:33

Një artiste si ajo që ka nisur karrierën e saj muzikore që kur ishte adoleshente, duke qenë e frymëzuar nga dy artistet e mëdha të asaj kohë, Liri Rasha dhe Vera Laci, ikonat e muzikës së bukur popullore.

Po flasim për Elida Daci- Gashi, këngëtaren e cila është me origjinë nga Shqipëria por jeton në Gjermani me familjen e saj të bukur, pas baladës shumë të dëgjuar, pak ditë më parë solli një këngë mjaft të bukur që po dëgjohet shumë me titull “Kallet atmosfera” e kombinuar me një klip shumë interesant punuar me muzikë nga Mensur Kadriu e me tekst nga Dardan Foniqi.

Artistja megjithëse me disa shkëputje për arsye familjare nga muzika, është e kërkuar mjaft pasi pasioni dhe zëri i saj pëlqehet dhe dëgjohet shumë pasi është e gjithëanshme falë repertorit dhe të gjitha zhanreve që ajo këndon. Elida gjithashtu përvec se është një artiste e zonja është edhe një bashkëshorte dhe një nënë e mirë që mundohet ta hamonizojë mjaft mirë punën me këngën dhe kohën me familjen e saj.