Marina Vjollca hedh vallen, Geti i ulet në gjunjë (Video)

Showbiz June 21, 2017 - 23:35

Getoar Selimi dhe marina Vjollca duket kanë filluar të përgatiten për martesë.

Dyshja është parë në aheng familjar teksa vallëzojnë nën ritmet e këngëve popullore.

Në fakt, videoja është marrë në dasmën e menaxherit të “BabaStars”, dhe kjo temë ka qenë ndër më të përfolurat në showbiz, transmeton Telegrafi.

Videoja më poshtë nuk është bërë publike nga çifti Vjollca- Selimi, dhe kjo video do iu mbetet gjatë në memorien e tyre.

Ndryshe, çifti tashmë ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.