Ky është versioni më i shëmtuar i 'Bon Bon'. Aktorja greke imiton Era Istrefin

Showbiz June 20, 2017 - 18:10

Programi “Your Face Sounds Familiar” është ndër më popullorët në botë e prej dy vitesh është realizuar edhe në Shqipëri. Ndryshe është quajtur dhe spektakli i imitimeve, duke qenë se personazhe të njohura të ekranit, kryesisht këngëtarë, ngjiten në skenë dhe imitojnë në zë dhe lëvizje disa nga këngëtarët me hitet më të dëgjuara në botë.

Edhe në Greqi është duke u zhvilluar një spektakël i tillë. Në puntatën e javës së kaluar, njërës prej konkurrenteve i ka rënë shorti për të imituar këngëtaren shqiptare, Era Istrefi.  Aktorja dhe modelja e njohur Kony Metaxa, e njohur ndryshe edhe si vajza e një prej këngëtarëve më të suksesshëm të muzikës popullore në Greqi, Lefteris Pantazis (i cili ka kënduar edhe në shqip këngën “Papagalli” në bashkëpunim me Devis Xherahun), ka imituar Era Istrefin, por në fakt interpretimi dhe mënyra e saj e të kënduarit rezultojnë thjesht në një kopje të shëmtuar të këngës origjinale.

Pavarësisht kësaj, aktorja është shprehur se e ndjeu këngën dhe e shijoi gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, edhe juria e përbërë nga disa figura të njohura të ekranit grek, si Stamatis Fasoulis, Fotis Sergoulopoulos, Nikos Moutsina dhe Elli Kokkinou,  e kanë përgëzuar aktoren  për interpretimin. Kony ndoshta duhej t’i kishte bërë disa prova më herët, pasi pavarësisht lëvizjeve të Erës, të cilat ajo i imitoi shumë mirë, nuk mund ta themi të njëjtën gjë për tekstin dhe zërin./ Blitz.al/