Bashkim Spahiu bëhet gati për të sjellë një super baladë

Showbiz June 20, 2017 - 16:29

Nuk është i vetmi në familjen e tij si këngëtar, pasi ai si shumë të tjerë e ka të trashëguar artin e muzikës.

Po flasim për këngëtarin Bashkim Spahiu, i cili po bëhet gati për të sjellë një hit, një super baladë pas disa ditëve me një videoklip të bukur. Kënga do të mbajë titullin “Me ty” punuar në studion Erona me muzikë nga Granit Spahiu dhe Naim Qukiqi e me tekst nga Naim Qukiqi, klipi realizuar nga Produskioni BUG.

Bashkimi është me origjinë nga Lipjani i Kosovës, por jeton në Zvicër dhe është një nga artistët më të kërkuar në mbrëmje dhe dasma kudo ku ka shqiptarë, ndërsa shumë shpejt do të vij me një bashkëpunim por edhe me të tjera projekte.