Dua kapet ‘mat’ me një mashkull (FOTO)

Showbiz June 19, 2017 - 17:07

Qëkur i dha fund lidhjes së saj me modelin Isaac Carew, Dua Lipa duket se po gjen vend me jetën e saj sentimentale.

Pikërisht disa kohë pas ndarjes, thashethemet filluan se këngëtarja po kalonte një romancë me modelin spanjoll Jose Davo dhe më pas me DJ-in e famshëm Calvin Harris.

Por, të gjithë e mbyllën gojën dhe e ndanë mendjen se Dua ishte akoma më të dashurin e saj, Isaac Carew, pasi ajo postoi një video të tijën duke veshur çorapet në një ambient shtëpie.

Mirëpo, kjo situatë zgjati deri pak më parë, sepse tashmë ajo është parë në krahët e producentit dhe DJ-it të famshëm 21 vjeçar, Martin Garrix, transmeton albeu.com.

Teksa xhironin projektin e ardhshëm të yllit të “Be The One”, producenti e ka përqafuar dhe puthur disa here këngëtaren duke mos lënë vend për dyshime.

Gjithsesi kjo gjë nuk është e sigurt dhe pritet konfirmimi nga protagonistët.

Image

Image

Image

Image