Driton lanson projektin e ri mjaft të veçantë, ‘Veç Pak’

Showbiz June 18, 2017 - 13:12

Këngëtari i ri, Driton sot ka lansuar projektin e tij më të ri.

Bëhet fjalë për këngën “Veç Pak” e cila është ripunim i këngës “Wine Slow”, shkruan gazetametro.net

Ky projekt po pritet mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. Tekstin e këngës e ka shkruar veti ai të cilin e ka vizualizuar edhe me një videoklip mjaft interesant të cilin mund ta shikoni më poshtë.

Për muzikën është përkujdesur Drinche VDsounds.

Kujtojmë se ky është projekti i dytë nga Driton, i pari ishte ai “2 Fjalë” i cili ende vazhdon të dëgjohet i lansuar rreth 3 muaj më parë.