Bes Kallaku ndryshon fe për t’u martuar me Xhensilën
Një nga dasmat më të komentuara të kësaj vere është ajo e dy personazheve të njohur të showbiz-it, Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. E ftuar sot në programin e pasdites, “Rudina” Xhensila ka folur për të disatën herë për dasmën e saj.
“Do të ketë dy dasma një me shoqërinë dhe një me familjen. Arredimin ia kam besuar Geraldina Sposa, ndërsa fustanin Valdrin Sahitit. Unë dua të martohem në Kishë andaj dhe Besi ka ndërruar fe, i përket tashmë besimit katolik dhe dashuria jonë do të bekohet në kishë”, ka thënë Xhensila.
Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien e saj sa i përket xhelozisë duke përmendur situatën që vetë Besi tregoi në emisionin “Thumb”, ku ajo u bë mjaft xheloze sipas tij. “Nuk ishte aq e madhe sa e bëri Besi, por ishte pak e tensionuar si situatë. Kishte një mori ndjenjash, besim- mosbesim mendoja shumë gjëra njëkohësisht,”-u shpreh këngëtarja pasi dëgjoi një grua nga ana tjetër e telefonit ti thoshte Besit “të hëngsha buzët”
Xhensila ka publikuar pak ditë më parë bashkëpunimin e saj, “Lova” por ka treguar se një tjetër projekt i ri muzikor do të vijë së shpejti për publikun. Gjithçka është gati dhe xhirimet pritet të nisin në 17 qershor./Blitz