Dua Lipa publikoi albumin e parë

Showbiz June 02, 2017 - 13:09

Këngëtarja e re kosovare që po ndërton karrierën e saj në Britani të Madhe, Dua Lipa, ka publikuar albumin e saj të parë. Pritja ka marr fund për adhuruesit e saj mbrëmjen e se enjtes, kur Lipa publikoi albumin e titulluar “Dua Lipa”. Ky album debutues përmban 17 këngë, përfshirë hitet “Lost in Your Light” dhe “Hotter Than Hell”, tashmë të njohura për publikun, shkruan zeri.info.

Albumi i parë i këngëtares nga Prishtina pak kohë pas publikimit menjëherë ka arritur të dal në vend të parë në Itunes të Britanisë së Madhe. Dua në rrjetin social Instagram shprehet shumë e lumtur për këtë fakt. “Albumi im i parë në vendin e parë në Itunes të Britanisë së Madhe. Nuk po ju besoj syve”,shkruan Dua e emocionuar. Këngëtarja ka zgjedhur që albumi të mbaj thjesht emrin e saj, sepse sipas saj, ky album e personifikon atë, si person dhe si artiste.

“Arsyeja pse e kam titulluar me emrin tim është se ky album jam unë. Prezanton atë që jam si person dhe si një artiste”, pati deklaruar Lipa kur bëri publik titullin e albumit. Mediat e huaja kanë raportuar shpesh se Dua Lipa është një vajzë e larguar nga gjenocidi dhe konflikti në Kosovë, drejtë Anglisë, atje ku do të vijonte Sylvia Young Theater School, prej nga dolën edhe Rita Ora e All Saints.

“Prindërit e mi e lanë Kosovën dikur kur nisi Lufta në Sarajevë. Gjyshja ime nga ana e nënës ishte nga Bosnja, prandaj edhe ndodhi kjo. Kishte shumë konflikt, prindërit e mi donin të përfundonin studimet dhe u larguan për në Londër”, tregon Dua në një intervistë për The Line of Best Fit. Ajo flet se si u rrit në Londër, më pas erdhi në Kosovë e vijoi shkollën serish këtu në Londër. “Ndihem si angleze, por prapë gjithmonë them ‘London via Kosovo’. Është vështirë kur i përket dy vendeve njëkohësisht. Ndihem ndryshe në secilin vend”, ka theksuar ajo.

Rikujtojmë se në gusht të vitit të kaluar këngëtarja mbajti dy koncerte në trojet shqipfolëse. Një në Prishtinë dhe një në Tiranë. Ajo zgjodhi t’i prezantoi para publikut shqiptar edhe disa këngë atëherë të pa publikuara ende të këtij albumi. Lipa njihet edhe si filantrope. Ajo ka themeluar edhe fondacionin e bamirësisë “Sunny Hill”, frymëzuar nga lagjja e Prishtinës në të cilën vet ajo ka jetuar, Bregu i Diellit. Përmes këtij fondacioni ajo mëton t’ju ndihmojë të rinjve të Kosovës. /Zëri/