Shyhretja dhe Gold AG sjellin duetin 'Vëlla e motër' (Video)

Showbiz May 28, 2017 - 17:29

Shyhrete Behluli dhe Gold AG kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të dytë që e kanë kompletuar me videoklip.

Kënga mban titullin “Vëlla e motër” dhe ashtu si edhe titulli, flet për raportet mes vëllait dhe motrës.

Videoklipin e ka realizuar produksioni EMF Creative.

Kujtojmë se Gold Ag dhe Shyhretja kishin bashkëpunuar edhe më herët në duetin e tyre “Dashnia e nanës”.