Trim Jetullahu ia ‘gjuan’ live në emision prezantueses Albana Osmani (VIDEO)

Showbiz May 27, 2017 - 13:46

Këngëtari Trim Jetullahu ka qenë i ftuar në TOP Show Magazine, këtë të mërkurë.

Trimi pak kohë më parë ka publikuar projektin ‘Bubu’ në bashkëpunim me Çiljeta Xhilagën, shkruan lajmi.net.

Në Top Show, ai u ngacmua në lidhje me jetën private nga Albana Osmani dhe Alban Dadushi.

Gjatë bashkëbisedimit Trimi tha se një femër duhet ta presë atë e jo e kundërta, duke e habitur kështu Albanën e cila reagoi “Ti po çaje hallin se vajza vonohet për shkak se rregullon grimin?”.

Trimi iu përgjigj: “Jo vajza s’duhet të ketë grim, sepse nuk puthi grim unë”.

Ndërkohë Trimi thotë se kafja pihet në shtëpi kur të jemi vetëm unë dhe ajo, Albana e habitur e pyet: “Ku do dalësh ti me këtë?”

Alban Dadushi i thotë se kjo ishte ‘gjuajtje’ direkte, kurse Albana i thotë: “Po çfarë ‘gjuajtje’ ky, ishte zhgënjyes si ‘gjuajtës’, ky që thotë vajza duhet të më presë mua, Jo”.

Intervistën e Trimit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.