Sabri Fejzullahu: Nuk e prishi asnjë ditë Ramazanin, si fëmijë zgjohesha në syfyr me nënën (Video)

Showbiz May 26, 2017 - 10:46

Këngëtari i madh, Sabri Fejzullahu foli pak për obligimin e agjërimit të cilin po e kryen me përpikmëri.

Këngëtari tregoi se agjërimi për të është një rit familjar kur është zgjuar për syfyr për t’i bërë shoqëri nënës së tij.

‘Kjo më ka mbetur dhe agjëroj për hir të shpirtit tem, e ndjej si obligim dhe është kënaqësi’ – u shpreh Sabriu.

Në materialin e mëposhtëm, mes tjerash mund të kuptoni edhe se kush nga familjarët e tij u përlot me të dëgjuar këngën ‘Biri im’ dhe simbolikën që bart videoklipi me nipin, Artin. /prive.al/