Tre vjetori i martesës së çiftit Kim dhe Kanye West, publikojnë imazhe të pashfaqura më parë (Foto)

Showbiz May 25, 2017 - 13:45

Çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West kanë festuar dje (e mërkurë) tre vjetorin e martesës së tyre.

“Nuk më besohet që kanë kaluar 3 vite”, shkruan Kim Kardashian West.

Në 2014-ën, ylli i televizionit dhe ai i muzikës celebruan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Paris me një banket të shtruar në vilën e Valentino Garavanit përpara se të fluturonin për në destinacionin e dytë, Italinë.

Ndërkohë, Kim ka ndarë me fansat e saj disa imazhe të papublikuara më parë, të cilat e shfaqin zonjën West gjatë përgatitjeve për martesën.

Sipas Kimit, pjesa më e rëndësishme ishte fustani, ndaj dhe ka vendosur që të publikojë disa fotografi nga përgatitjet e fundit që bënte për fustanin e bardhë bashkë me stilisten e saj. /Telegrafi/

Image

Image

Image