Këto janë reagimet e yjeve, pas sulmit në koncertin e Ariana Grandes (Foto)

Showbiz May 23, 2017 - 14:07

Mbrëmë në koncertin e këngëtares së njohur, Ariana Grande, humbën jetën 22 persona dhe u lënduan mbi 50 të tjerë, pas një sulmi që dyshohet të jetë terrorist.

Ky sulm ndodhi pak çaste pasi kishte interpretuar këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike reaguan edhe shumë të famshëm duke shprehur pikëllimin e tyre.

Lorde shkroi se çdo muzicient ndjehet përgjegjës sonte, dhe u dërgoi dashuri Manchesterit dhe Ariana Grandes.

Edhe Taylor Swift u dërgoi dashuri të gjithëve duke thënë se mendimet, lutjet dhe lotët e saj janë për të gjithë ata të prekur nga tragjedia e Manchesterit.

“Mendimet, lutjet dhe lotët e mi për të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia ne Mançester sonte. Unë po dërgoj gjithë dashurinë time”, kishte shkruar këngëtarja e njohur

Nicki Minaj u shpreh se zemra e saj vuan për motrën e vet, Ariana-n, dhe për secilën familje të prekur nga ngjarja tragjike në Britani të Madhe.

Edhe ish-anëtari i bendit One Direction, Harry Styles, tha se është zemërthyer për atë që ndodhi në Manchester.

Për këtë ngjarje u shprehën edhe Kendall Jenner, Dwayne Johnson, Bruno Mars, Ellene DeGeneres, Shawn Mendes, Selena Gomez, Ellie Goulding, Fifth Harmony, Pink dhe shumë të tjerë të cilët iu bashkangjitën lutjeve dhe grumbullit të të pikëlluarëve për këtë tragjedi.

Image
Image
Image
Image