Pas tragjedisë në Manchester reagon Ariana Grande

Showbiz May 23, 2017 - 12:12

Këngëtarja Ariana Grande ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Manchester teksa po mbyllej një koncert i saj.

Si pasojnë e sulmit kanë humbur jetën 22 persona dhe plagosur 57 të tjerë.

“E thyer. Nga thellësia e zemrës më vjen keq, nuk kam fjalë”, shkruhej në statusin e këngëtares, transmeton "Zeri.info".

Shumica e viktimave janë nën moshën 18-vjeç.

Ndërkohë, viktima e parë e sulmit terrorist në Manchester është identifikuar si 16-vjeçarja Georgina Callander.

Fansja e zjarrtë e këngëtares e kishte takuar më parë idhullin e saj, dhe kishte shpërndarë foto me të në Instagram dhe Twitter.

Georgina kishte shpërndarë entuziazmin e saj të dielën e kaluar, pasi kishte siguruar një biletë për në koncertin e këngëtares së saj të preferuar.

“Prehu në paqe Georgina. Të dua shumë, ti dëshiroje shumë më shumë nga kjo botë. Jam me fat që të kam takuar”,- i ka shkruar një mikeshë e saj në Instagram, ku kanë vërshuar mijëra mesazhe ngushëllimi për vajzën adoleshente. /ZËRI/