Alban Skenderaj vjen me performancë ‘speciale’ në Prishtinë (video)

Showbiz May 23, 2017 - 11:51

Banka ProCredit në Prishtinë ka konfirmuar performancën e madhe të artistit të mirënjohur shqipëtar - Alban Skenderajt, në festën e tyre vjetore e xila do të mbahet në parkun e Fakultetit Filozofik dhe Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Më 1 qershor 2017, në festën e madhe të bankës ProCredit të organizuar për qytetarët, Alban Skenderaj do të performojë këngët live me një ekipë të zgjeruar prej 30 instrumentistësh dhe muzicientësh. Performanca me instrumente akustike, do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë.

“Banka ProCredit sjell festë të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Koncerti madhështor i njërit prej artistëve më të mëdhenj shqiptar të kohës së sotit i organizuar në përpikëri, do të jetë e veçanta e kësaj feste. Festës nuk do t’i mungojnë as aktivitetet për fëmijë si dhe një performancë e jashtëzakonshme me fishekzjarrë., thuhet në njoftimin zyrtar të bankës ProCredit.

Alban Skenderaj do të performoj këngë origjinale me një numër të muzicientëve profesionistë deri sa nuk anashkalohet edhe mundësia e pjesëmarrjes së muzicientëve tjerë të vendit, që ishin bashkëpunëtorë të Albanit në shumë projekte muzikore të deritanishme.

Dita e festës, e organizuar nga ProCredit në Prishtinë, fillon në ora 19:00 me organizimin e aktiviteteve argëtuese për fëmijë, për të vazhduar më pas me performancën e Alban Skenderajt dhe atë të fishekzjarreve, të sinkronizuara me muzikë në sfond. Pjesëmarrja është e hapur dhe falas për të gjithë të interesuarit.

Image