Ylli botëror flirton hapur me modelen shqiptare, ja çfarë thotë për të pasmet e saj! (Foto)

Showbiz May 22, 2017 - 16:17

Këngëtari me famë botërore Jonas Blue ka realizuar në jug të Shqipërisë klipin e tij më të fundit me titull "Mama".

Në këtë klip kanë qenë pjesë modelja seksi Oriola Marashi dhe gjithashtu bosi shqiptar Oni Hysenbelliu.

Megjithatë duket se Jonas Blue dhe Oriola i kanë ruajtur kontaktet. 

Në një foto të publikuar nga modelja në rrjete sociale ku shfaqet me miken e saj Elena Lika duke e uruar për ditëlindje ka komentuar edhe këngëtari.

Poza ishte provokuese dhe kështu që ai nuk u ndal pa bërë një komplimet.

“Qoftë jeta jote aq e bukur sa të pasmet e tua”,-ka shkruar ai. Ndërkohë modelja i është përgjigjur se ky koment ishte “epic”.

Nuk dihet nëse mes tyre ka vetëm miqësi apo edhe diçka më shumë./Gazeta Express/

Image