Me teqe, dasma e shafran: Shihni si kërcen Ilir Meta (Video)

Showbiz May 22, 2017 - 11:22

 

Ndërkohë që rrjetet sociale janë mbushur me statuse, se marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ishte për të eliminuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, kjo parti duket se ia ka lënë frenat gruas së Ilir Metës.

Monika Kryemadhi dhe fushata e saj është më e komentuara në LSI.

Brenda pak orësh ajo kaloi nga teqet, tek një dasmë dhe tek mbjellja e shafranit.

Fillimisht Kryemadhi postoi foto nga ceremonia e nisjes së ndërtimit të Teqesë së Madhe të Elbasanit.

Më pas postoi një video nga një dasmë. Sidomos ra në sy kërcimi i presidentit të zgjedhur, Ilir Meta.

“Por meqë nuk kam bërë dasëm vetë, dhe u ndjeva pak “xheloze” për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjme edhe ne një dasëm tradicionale”, shkruan Kryemadhi.

Më vonë ajo postoi edhe një video nga mbjellja e shafranit.

“Ju uroj një javë të mbarë e të bukur me këtë video të lules së shafranit, që është jo vetëm e bukur dhe delikate, por edhe një mundësi për të ndihmuar fermerët tanë nëpërmjet kultivimit. Disave mund t’iu duket e vështirë apo e pamundur, por sëbashku mund t’ia dalim ta bëjmë kultivimin e shafranit një investim serioz për fermerët. Të gjithë sëbashku do punojmë për t’u dhënë fermerëve tanë më shumë shanse për investime që veç rritjes së mirëqënies do të jenë dhe mundesi për më shumë punësim. Së bashku do t’ia dalim të kemi më shumë investime dhe prodhime në bujqësi”.