Elinel braktisi Besën në skenë, ja pse (Foto)

Showbiz May 20, 2017 - 09:43

Mbërmë u mbajt finalja e ‘The Voice of Albania 6’ në të cilën parashihej që Elinel dhe Besa ta bëjnë promovimin e këngës së tyre në atë skenë.

Edhe pse u paralajmërua shumë më parë që kënga ‘Mos mle me ra’ do të promovohet në skenën e ‘The Voice’ diçka shkoi keq në momentin e fundit, shkruan lajmi.net.

Elinel e kishte lënë Besën të vetme në skenë për arsyen që nuk iu duk vetja i denjë për atë skenë dhe se emocionet e kishin pushtuar atë.

Përmes një statusi në Instagram, Elinel ka kërkuar falje publike për atë që ndodhi dhe mori përkrahjen e ndjekësve të tij, të cilët i thanë që nuk ishte i vetmi që i ka ndodhë diçka e tillë.

Ndërsa, Besa mori lëvdata për menaxhimin e mirë të situatës në skenë.

Image