Morena ‘arratiset’ në Maldives, publikon imazhe të nxehta nga ambienti luksoz ku po kalon pushimet (Foto)

Showbiz May 19, 2017 - 19:59

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku së fundmi ka vendosur t’i japë vetes disa ditë pushimi, pas angazhimeve të vazhdueshme në butikun e saj dhe punën për projektet e reja.

Për të pushuar, ajo ka zgjedhur një vend mjaft të largët, por të duhurin për të shijuar luksin, ashtu siç ajo ka dashur gjithmonë.

Përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, Morena ka treguar se së fundmi ka shkuar në Maldives.

24-vjeçarja ka publikuar disa fotografi mjaft të nxehta ku shfaqet me bikini në plazh, teksa merr ca rreze dielli.

Ajo është shquar gjithmonë për trupin e saj perfekt, ndërsa nuk heziton asnjëherë që të shfaq linjat seksi.

Përndryshe, Taraku nuk ka zbuluar nëse ka shkuar vetëm në këtë udhëtim apo shoqërohet nga dikush? Deri më tani, ajo ka treguar se vazhdon të mbetet ende beqare. /Telegrafi/

Image