Rikthehet me një super këngë Fatima Ymeri

Showbiz May 19, 2017 - 13:22

E kishte lënë pak pasionin e saj, pasi i është përkushtuar fëmijës që solli në jetë, e tani është rikthyer me një super këngë. Po flasim për këngëtaren Fatima Ymeri, ku mbahet mend shumë me zërin e saj, por sidomos me bashkëpunimin me artistin e ndjerë Dr. Flori, e ajo sapo ka sjellë këngën “Të dua” me muzikë nga Edlir Begolli e me për tekstin është kujdesur Fifi dhe Edliri.

Kënga e cila ka plot ritëm dhe i përshtatet shumë mirë fillim verës e kthen artisten duke i siguruar shumë shpejt suksesin që ka garancinë e një hiti. Ne mësojmë se këngëtarja ndodhet në Amerikë me bashkëshortin e saj i cili është edhe autori i këngës, ndërsa është e ftuar në disa koncerte madhështore së bashku me Genën për shqiptarët që jetojnë atje.