Showbiz

Këto janë fotot e papublikuara të Tunës me Patrisin e Tianin (Foto)

Këto janë fotot e papublikuara të Tunës me Patrisin e Tianin (Foto)
18 maj 2017 • 16 : 57

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna është duke shijuar ditët më të bukura të jetës së saj.

Tuna e cila pak javë më parë është bërë nënë për herë të parë, të gjithë gëzimin e saj po e ndan me  fansat e saj, transmeton Gazeta Express.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha janë bërë dy prindër shumë të përkushtuar.

Së fundmi Tuna ka zbuluar për të gjithë fansat e saj disa fotografi të saj së bashku me Tianin e Patrisin të cilat nuk i keni parë deri më tani.

Fytyra të buzëqeshura mund të shihni në secilën fotografi që ka postuar ajo.

Tuna ka përmbledhur të gjitha këto qaste gëzimi duke i postuar në një video në profilin e saj në Instagram.

Për më shumë shikoni këto foto më poshtë. 

Pikërisht më 2 maj këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha u bënë prindër për herë të parë.

 

© zëri.info