E dashuruar në një 'plak'

Showbiz May 18, 2017 - 09:22

Dallimi në moshë prej 35 vjetësh duket se nuk ka qenë problem për aktoren e bukur Katherine McPhee që të fillojë lidhjen me kompozitorin David Foster.

Çifti kohë më parë është parë duke darkuar në restorantin “Nobu” në Malibu, ndërsa një dëshmitar që gjendej aty ka deklaruar për medie: “David dhe Katherine ishin shumë intimë gjatë darkës. Ai e mbante për dore dhe disa herë e ka puthur në faqe. Ajo ia ka kthyer puthjet dhe ata përfundimisht dukeshin si një çift i dashuruar”. 

Aktorja dhe këngëtarja e bukur, e cila është popullarizuar me pjesëmarrje në shoun “American Idol”, momentalisht është njëra prej yjeve të serisë “Scorpion”, ndërsa 33-vjeçarja vitin e kaluar i ka dhënë fund lidhjes së saj me kolegun nga seria, Elyes Gabel, transmeton "Zeri.info".

Kompozitorin dhe producentin e njohur, pas divorcit me bukuroshen Yolanda Hadid mediet e kanë lidhur me shumë dama, por ai ka deklaruar se vetëm po kënaqet me lirinë e tij.

“Kjo është hera e parë që jam njeri i lirë. Kjo është një ndjenjë e fuqishme, por jam mësuar me të. Njëri më ka thënë njëherë se duhet të jem i kujdesshëm në përzgjedhjen e personi me të cilin do ta kalosh jetën. Dhe sot është e çuditshme kur e dëgjon këtë dhe mendon në vete: ‘është pikërisht ashtu’”, ka deklaruar Foster 68-vjeçar. /ZËRI/