Nuk kursyen për dhuratat e dashurisë

Showbiz May 18, 2017 - 09:09

Disa persona të famshëm dinë se si të argëtohen më mirë se të tjerët.

Ka nga ata që nuk ju pëlqen të mburren, por sigurisht që është një numër i madh i atyre dëshirojnë të shfrytëzojnë maksimalisht çdo gjë që jeta ua ka ofruar dhe vërtet jetojnë një jetë të luksit.

Dhuratat për veten apo të dashurit e tyre, pushimet e shtrenjta, blerja e patundshmërive, janë vetëm disa nga mënyrat që këta persona të famshëm i shpenzojnë paratë e tyre, transmeton "Zeri.info".

Rihanna është në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe njofton shumë shpesh adhuruesit e saj për të gjitha nëpërmjet “Twitter”-it.

Kështu mësojmë se lloji i saj i preferuar i pushimeve është marrja me qira e një jahti luksoz me miqtë e saj, për një lundrim të gjatë në Mesdhe, duke shpenzuar shuma të mëdha parash.

Që nga koha kur lindi fëmija Ivy Blue Carter, Beyonce jeton një jetë të luksit dhe tashmë edhe Ivy ka përjetuar disa herë udhëtime të shtrenjta me jahte, ku nëna dhe babai e morën me vete kur ata vendosën për të vizituar disa herë St. Bartsin.

Dhe para se të mund të shpenzonte paratë për fëmijën, Beyonce kishte blerë dhuratë për ditëlindjen e burrit të saj, hiç më pak se një “Bugatti” që kushton dy milionë dollarë, përcjell "Zeri.info".

Edhe Kim Kardashian pëlqen të shpenzojnë para për burrin e saj.

Ajo i kishte blerë Kanye Westit për ditëlindjen e tij një “Lamborghini” në vlerë prej vetëm 750.000 dollarësh.

Kur ishte e fejuar me Ben Affleck thuhet se Jennifer Lopez i kishte dhuruar atij një “Bentley” me vlerë prej 300.000 dollarë, kurse mediet botërore kanë raportuar se për të dashurin e saj tjetër Casper Smart ka shpenzuar mbi dy milionë dollarë, duke i blerë atij rroba dhe dhurata të ndryshme.

Përveç tjerash, ajo i ka paguar atij një pagë mujore prej 40.000 dollarësh. /ZËRI/