Artistët kosovarë krijojnë projektin ‘Lloch’: 'Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet hero' (Video)

Showbiz May 17, 2017 - 23:07

Lloch-i personazhi më jokonvencional dhe kontravers në çdo pikëpamje, është lansuar sonte në rrjetet tona televizive dhe sociale.

‘Heroi’ është përralla e parë me video e Llochit, dhe flet për një hero të vërtetë e shume të dashur ndër shqiptarët, Golfin II.

“Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero”, ishte motoja e promovimit të klipit, që në të njëjtën kohë paralajmëron se Lloch tash e tutje do të jetë këtu për të folur jo për tematika të lodhshme si politika e ekonomia, por për marrëdhënie dhe fenomene sociale shumë familjare për të gjithë ne, të thurura në një formë të rrallë ekspresiviteti, që do të ju relaksojnë pa fund.

Artistët që qëndrojë prapa projektit Lloch janë aktorë, muzicientë, regjisorë dhe pasion kanë krijimin e karaktereve komike.