Bëhuni gati po vjen Liza Therese me 'Take Me Away'

Showbiz April 29, 2017 - 17:57

Këngëtarja bukuroshe Liza Therese që u pa vitin e kaluar në spektaklin shqiptar Zhurma Show, ka gati një super hit. Artistja e cila është me origjinë nga Suedia sapo ka xhirruar klipin e këngës “Take me Away” e që planifokohet të vijë në muajin Maj, pasi edhe muzika, skenat dhe video i përshtatet shumë stinës së nxehtë.

Ne mësojmë se kënga është punuar nga producentë të njohur si Hagay Mizrahi dhe Gemini, ndërsa për tekstin dhe muzikën Saeed Renaud dhe S.R Soul. Kujtojmë që artistja vitin e kaluar në spektaklin shqiptar provoi veten dhe mori cmimin “Best New Artist”, madje ajo vazhdon ta pëlqejë Kosovën dhe famën këtu, por edhe në Amerikë. Ky do të jetë videoklipi i saj i dytë, duke ecur me hapa të sigurt drejt pasionit të saj që kur ishte e vogël.