John Legend zbulon sekretet e martesës së lumtur

Showbiz April 29, 2017 - 15:20

Artisti i njohur John Legend dhe Chrissy Teigen janë pa diskutim çifti ideal i një martese të përkyer.

Ndonëse të rrethuar nga fama, dhe mediet që vazhdimisht duan të marrin vëmendjen e tyre, ata arrijnë që të kenë një martesë të lumtur dhe pa komplekse.

Por cili është çelësi i kësaj martese të suksesshme?

John Legend është treguar i mirë me ndjekësit e tij, ndaj dhe ka vendosur të ndajë me ta disa këshilla, për të treguar se si arrihet një martesë e lumtur:

* Gjetja e balancës mes të qenit ambicioz dhe të mbështesësh njëri-tjetrin në atë që gjithsecili bën.

* Të mos mërzitesh, edhe pasi keni kaluar shumë vite bashkë.

* Të kuptosh depresionin pas lindjes.

* Nëse thua shumë herë ‘jam i zënë’, atëherë kjo do të thotë që nuk ke interes.

* Një ish e dashur, duhet të jetë thjesht e kaluara jote.

Janë këto këshillat që iu prezanton i madhi John Legend.