Pasi u zgjodh Ilir Meta president, reagon Miriam Cani (Foto)

Showbiz April 29, 2017 - 15:16

Këngëtarja Miriam Cani ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, shkak për këtë gjë është politika.

Duket se Miriami është kundër zgjedhjes së Ilir Metës president i Shqipërisë, duke publikuar kështu vargjet e Faik Konicës, shkruan lajmi.net.

“ Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.” janë vargjet të cilat i publikoi këngëtarja.

Janë të rralla reagimet që bëhen nga ana e këngëtareve, siç është rasit i Miriamit për ndonjë çështje politike, por duket se zhvillimet e fundit e kanë sjellë në atë pikë sa të reagonte në këtë mënyrë.

Image