Bebe Rexha vjen me deklaratë shumë prekëse

Showbiz April 28, 2017 - 08:23

Kush mund të mos jetë krenar për Beben? Në pak kohë ajo ka arritur t’i ngjisë shkallët e karrierës ndërkombëtare dhe të kthehet në një nga këngëtaret e reja më të preferuara në botë. Numëron miliona klikime, mijëra koncerte, ftohet në ngjarje nga më prestigjiozet, ka një staf që merret vetëm me kurimin e imazhit të saj…E kush mund të kërkonte më shumë se kaq?

Epo, Bebe kërkon më shumë se kaq! Në fakt, çdokush ndoshta habitet me atë “më shumë” që ka kërkuar ajo. Teksa ndodhej në një suitë të madhe dhe luksoze, të gjithën për veten e saj në një nga resortet e Dubait, ku ajo do ta mbajë një koncert, me një gotë shampanjë në dorë këngëtarja ka bërë në “Snapchat” disa deklarata të fuqishme.

“Në radhë të parë jam shumë e bekuar që bëj atë çka dua dhe për këtë dua t’ju falënderoj të gjithëve që më keni mbështetur. Por sërish kjo gjë është shumë e vështirë. Jam në dhomën më të madhe në botë, kam ushqim, kam pije, kam gjithçka që dua, por nuk kam afër njerëzit që dua më shumë. Dua mamanë time ose shoqen time të ngushtë, a rrihet kështu vetëm?” – ka thënë ajo dhe kjo është një nga deklaratat më prekëse dhe njëkohësisht më të sinqerta të Bebes. /ZERI/