Nihan gdhend tatuazhin dedikuar bashkëshortit në një vend shumë delikat

Showbiz April 27, 2017 - 16:38

Neslihan Atagul ose siç njihet ndryshe nga publiku si Nihan nga “Dashuri e pafund” na është paraqitur gjithmonë klasike në pamjen e saj, e thjeshtë dhe e qeshur.

Por me foton e fundit që ajo ka publikuar në instagram, shohim një Nihan disi më të egër. Ajo ka bërë tatuazh shkronjën K, si dedikim ndaj bashkëshortit të saj Kadir Dogulu.

“Në sytë e mi je ti” ka shkruar aktorja në përshkrimin e kësaj foto!

Image