Arta shqetësohet nga rënia e natalitetit në vend, ja çfarë zgjidhje ofron

Showbiz April 26, 2017 - 22:29

Ajo ka shkruar letër të hapur drejtuar autoriteteve dhe rinisë në Kosovë.

Në letrën e saj, Arta ka shprehur shqetësimin se në Kosovë çdo vit e më shumë po bie nataliteti dhe sipas saj kjo do t’i kushtojë shumë Kosovës.

Sipas saj autoritetet duhet të bëjnë diçka për këtë dhe të përkrahin financiarishtë prindërit, duke marrë shembull në Serbi, ku sipas saj ekziston fondacioni “Fëmiju i tretë” ku shteti përkrah financiarisht prindërit që duan të kenë më shumë se dy fëmijë.

Kjo është letra e hapur që ka shkruar

Arta Bajrami: Letër e hapur AUTORITETEVE dhe RINISË

Ne dekadën e fundit ka rënë nataliteti në Kosovë dhe si popull i vogël që jemi do na kushtoj shumë.

Në Serbi ekziston fondacioni “Fëmiu i tretë” i cili përkrah financiarisht ata prindër që duan të ken më shumë se dy fëmijë. Shtrohet pyetja: Pse tek ne nuk ka një fondacion të tillë? Në Serbi (si edhe ne çdo shtet evropian) ka shtesa për fëmijë që sadopak motivojnë ata që për shkak të gjendjes financiare kontrollojnë dëshirën e tyre për të pasur aq fëmijë sa duan. Pse tek ne nuk ka shtesa për fëmijë? Rinia e Serbisë udhëton që nga viti 2009 pa viza në Europë. Po po, rinia a atij shteti që ka kryer gjenocid mbi popujt fqinjë. E ç’të keqe ka bërë rinia kosovare? Të ja lëmë fajin Europës është ta gënjejmë vetveten. Pra edhe sa duhet të pres rinia e Kosovës, deri 2029? Kështu do mund ti njehja edhe 100 gjëra tjera por si nënë e dy fëmijëve i kam duart dhe kokën plot. Me këto gjëra do duhej të mirren ata që paguhen për këto punë. Dhe mos të harrojmë se ata paguhen nga NE, se ata duhet të jen në shërbimin TONË (e jo vetës) dhe se NE duhet tu kërkojmë LLOGARI atyre. Në Serbi ditët e fundit nuk ndalen protestat dhe paknaqësia e rinisë e cila KËRKON jetë më të mirë. E ku është zëri i rinisë tonë? Apo jeni të kënaqur me jetën që bëni?