Bebe Rexha ndez atmosferën me vallëzimin e saj në dasmën shqiptare (Video)

Showbiz April 26, 2017 - 19:48

U raportua ditë më parë se këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha ishte pjesë e një dasme shqiptare të organizuar në New York.

Në këtë dasmë pranë të afërmve të saj, Bleta nuk hezitoi as të këndojë, duke interpretuar kështu këngën e saj “In the name of love”.

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes rrjeteve sociale ka zbuluar disa imazhe nga dasma e djalit të dajës në SHBA, ku shfaqet pikërisht Bleta duke kërcyer gjatë ahengut.

Këngëtarja ka treguar se di të ruajë mjaft mirë traditat shqiptare, përderisa vallëzon mjaft mirë nën tingujt e muzikës shqipe.

Bleta dukej thjeshtë e zjarrtë në vallëzimin e saj, gjersa ndezi atmosferën. /Telegrafi/