Nuk do ta besoni çfarë pune bën Vivi jashtë Big Brother!

Showbiz April 25, 2017 - 12:25

Për herë të parë këtë vit në ‘Big Brother’ kanë marrë guximin që të marrin pjesë dy vajza në çift, tashmë shumë të njohura për ju Kei dhe Vivi.

Ajo që ka rënë në sy është qëndrimi i Vivit, e cila është jashtëzakonisht e heshtur dhe nuk reagon pothuajse asnjëherë ndaj situatave në shtëpi, duke mos lënë hapsirë kështu që ta njohim më mirë.

Por ne kemi zbuluar disa detaje rreth jetës së saj jashtë, shkruan Artistët Shqiptarë.

Në redaksinë e portalit tonë kanë ardhur informata se Vivi para se të hynte në ‘Big Brother’ ka punuar si DJ në një klub nate e poashtu edhe si kamariere në një vend tjetër.

E çuditshme apo jo për Vivin?

Është shumë e çuditshme me përvojën që ka nga jashtë se si qëndron aq e heshtur. Megjithatë çdo njeri bën zgjedhjet e veta.