Argëtohen me gjëra të çuditshme

Showbiz April 25, 2017 - 09:01

Kur duan të pushojnë dhe ta harrojnë punën që bëjnë disa nga yjet më të mëdhenj botërorë për “çudi” bëjnë gjëra sikurse ne, transmeton "Zeri.info".

Disa prej tyre kënaqen në hobi për të cilët kurrë nuk do të kishim besuar. Edhe pse në lojën e shahut nuk ka asgjë të çuditshme, është paksa e çuditshme që kjo lojë lidhet me baterstin e çmendur të grupit “Red Hot Chilli Peppers”, Flea.

Thuhet se ai kënaqet me këtë lojë sa herë që ka mundësi dhe ai është një kampion i vërtetë. Ai është aq i sigurt në shah, sa një herë kishte ftuar kampionin e botës për një lojë. Ai gjithashtu merret edhe me bletari. Aktori Johnny Depp edhe për nga natyra duket i çuditshëm.

Prandaj ai njihet për hobin e tij të mbledhjes së kukullave, ku posedon me dhjetëra sosh. Sidomos ai preferon kukullat “Barbie” dhe atë vetëm modelet e rralla, por edhe kukullat me karaktere të personaliteteve të famshme.

Tom Hanks është një koleksionist i makinave të shkrimit. Ai në shtëpinë e tij ka mbi 200 sosh. Por gjëja më e mirë në këtë është se ai nuk i lë vetëm si dekor, por herë pas here i përdor.

Pasioni i Angelina Jolies pas armëve të ftohta dhe gjërave paksa të çmendura tashmë njihet botërisht. Aktorja me vite mbledh koleksione të thikave, ku disa janë antike. Këto zakonisht janë thika të kulturave të ndryshme të botës, të cilat janë të mbyllura në kuti të posaçme.

Ajo gjithashtu bën koleksionim edhe të librave. Këngëtarja Kylie Minogue e adhuron të luajë “Scrabble”. Sa herë që ka kohë të lirë Kylie fillon maratonën e “Scrabble”-s me miqtë e saj.

Të gjithë mahniten me njohuritë e saj të gjuhëve dhe thonë se është si një fjalor që ecën. Ajo i urren meshkujt të cilët janë të dobët në këtë lojë, në të cilën ajo gati gjithmonë fiton. Ndryshe nga Angelina Tom Cruise i pëlqen shpatat dhe luftën me to. Ai në vilën e tij ka sallën për ushtrime dhe në këtë sport ka futur edhe miqtë e tij Will Smith dhe David Beckham. Ai është edhe kaskader./Zeri/.