Bleona realizon ëndrrën e saj (FOTO)

Showbiz April 24, 2017 - 17:49

Këngëtarja shqiptare pjesë  e një ekipi filmik hollivudian.

Njihet si njëra ndër artistet më të guximshme shqiptare e cila nuk ngurron ta sprovojë  veten në shumë sfera.

Këngëtarja Bleona Qereti, së  fundmi është  bërë pjesë e një ekipi filmik, në të cilin luan edhe aktori i mirënjohur Nicolas Cage, shkruan rtv 21.

Entuziasmin e saj Bleona e ndau në Instagram, ku ndër të tjerash tha se është  realizuar ëndrra e saj, “një vajzë nga një vend i vogël me një ëndërr të  madhe”.

Mbetet të  shihet se cilin rol do ta ketë  artistja shqiptare në  këtë projekt filmik.

 

Image